AGIM GASHI  GJYSH TË KAM SHOQE  (vjersha pur fëmijë)           _________________________________________________________________________________________        LËGJENDA PËR FISIN ILIR  Tregojnë te dhë

AGIM GASHI

GJYSH TË KAM SHOQE

(vjersha pur fëmijë)         

___________________________________________________________

 

 

LËGJENDA PËR FISIN ILIR

Tregojnë te dhënat
tregon legjenda -
këtu e mijëra vjet më parë
një fis nga dheu kishte dalë
në Ballkan vend zunë
pasi nga këtu dreçin përzunë.
 
Të tjerët kur erdhën më pas
dhe i panë -
më që ishin te lirë
fisi i lirë iu thanë.
 
Atëbotë legjenda thotë
mëqë e bën këtë tokë më zot
toka ua fali disa dhunti -
si shkëmbi - fuqinë
si bora - zemërbardhësinë.
 
Për këtë legjenda thotë
ky fis është i lidhur
për këtë truall fortë,
dhe që atëherë 
patën bërë be
për këtë truall
vdesim si më le.
 
Këtë tokë me qindra vjetë
- legjenda fletë
e sulmuan dreqi e i biri
por çdo herë për liri
ka luftuar Iliri.
 
Këtu robërinë
s'e duronë as dheu,
te gjithë le të dijnë mirë
se më shumë se jetën
e don lirinë fisi - I L I R ...


 
BAC, U KRY !

Kush tha renja sjell humbje
- nuk është e vërtetë ,
rënja jote Baca Adem
- na dha forcë për jetë.
 
Maleve të Kosovës Bac
krenar qendruan lisat ,
luftës që ti nise Bac
çdo ditë iu shtuan plisat.
 
Bushtra e vjetër Serbi
- iku më miza nën jelë,
deshi t'behej e madhe
- e vogël tash ka ngelë.
 
E bëm shtetin - Bac
që n'themele iu bëre gur,
- fli i qet ti më shokë
shpirti Juaj jeton n'flamur.
 
E quam n'vend amanetin
- sot Kosova jeton n'liri,
të raportojmë - Komandant
Erdhi Pavarësia - Bac u kry!
 
 
 
 
ME FAT PAVARËSIA

Themelët tuaja Kosovë
- te lara me gjak,
nga trimat që mbrojtën
- nder edhe prag.

Murët tuaja Kosovë
- bijët më të mirë,
te flijuar ndër shekuj
- që të jesh e lirë.
 
Qatia jote Kosovë
- gjenerata e re,
lakmi ta ka bota
- për rininë që ke.
 
E shëndritshme Kosovë
- Për ty ardhmëria,
Me fat,me fat,me fat
- Kosovë Pavarësia !



TE VARRI I KOMANDANTITI
 
 
Tek qëndroj gatitur
te varri i Adem Jasharit,
më behet se e dëgjojë
një zë që del prej varrit.
 
Nëse dëshironi -
te na ndëroni vërtetë,
tregonju brezave që vijnë
- për çka kemi vdek.
 
Duane njëri tjetrin -
ndihmone n'kohë t'liga,
mos lejoni kurrë -
qe t'u përqai shtriga.

Shtrija dorën mikut
shtrija dorën vëllaut,
për hatër t'Kosovës
- për inati t'shkaut.
 
Harrone mes veti
Inatët e hasmërit,
vetëm të bashkuar
iu do te dilni n'dritë.
 
Ndaleni hakmarrjën
- ndërpreni gjaqët,
- le të rritën fëmijët
le të tymojnë oxhaqët.
 
Kur ju jeni të lumtur
dhe të gëzuar në jetë,
edhe ne të rënët -
do t’prehem të qetë.
 
 
 
 
 
KOSOVËS
 
 
Sa ushtrit e kësaj bote
i mahniti bukuria jote.
 
Erdhën deshen ty të marrin
n'vend te djepit gjetën varrin.
 
Për ty njerkë qe historia
te vranë bij e të vranë bija.
 
Në ty u bën edhe shumë krime
te ndanë nga nëna t'lanë jetime.
 
 
Por Kosovë ti kurr s'u tute
rrite djem mbi tyta pushke.

Që dhe vdekja u ka hije
këmba e huaj mbi ty kur bie.
 
Për ty ranë bij't më te mirë
- vetëm ti që te jesh e lirë.
 
Por Kosovë - mos i qaj
- se për trimat nuk vaj.
 
N'ty Kosovë po bajmë be
- ata do t'jetojnë me ne.

 

RRUGËTIMI YNË

(Më rastin e hapjes se tunelit

në Kalimash)

 

Para shumë e shumë vitesh

u nisëm në një udhë,

por,na pengonin lumenj't

- malet e larta më gurë.

 

Na ndiçnin hijet -

na sulmonn hijenat,

brezat n'ketê udhëtim

p kan lënë dhe krenat.

 

S' e ndalen rrugëtimin

- grat as burrat ,

nisën t'i shpojnë malët

- i ndërtuan dhe urat.

 

Dhe u shfaq drita

në fund të tunelit,

erdhi kohë e dritës

- iku kohë e territ.

 

Kur bashkohën fushat

kur bashkohen malet,

Bashkimi kombëtar

kurrë nuk do të ndalët.

 

 

DY MOTRA

 

Kur ishin te vogla

dikush i ndau dy motra.

 

Ato rriteshin 

por as në lojë,

njera tjetrën 

s'e zinin në gojë.

 

Të dyjat më mallpêr vëllazni,

në vatrat e tyre linden shumë fëmijë.

 

Kur iu rritën fëmijët

njeri tjetrit i dhanë besën,

- do t"ibashkojmë

nënën dhe tezen..!

 

 

KUR VDEKJA KORITËT...
 
 
(Poetit dhe luftëtarit 
Sylë Ademi-Açareva)
 

Eu Sylë Ademi,Sylë Açareva
kur të njoha për herë te parë,
- një burr , djal ambicioz
me mendje e zemër shqiptar.
 
Eu Sylë Ademi,Sylë Açareva
s'kisha gabuar - e kuptova,
ti ishe ngjitë malit më armë
kur t'kishte thirrë - Kosova.
 
 
Eu Sylë Ademi,Sylë Açareva
burr i dheut - gjithmonë n'ball,
kundër shkaut te shkinës -
edhe me pushkë edhe me fjalë.
 
Eu Sylë Ademi,Sylë Açareva
vullkan i gjallë qe s'ndalej ,
pak kush të kuptoi or mik
- me ty edhe jeta tallej.
 
Eu Sylë Ademi,Sylë Açareva
- me ty edhe vdekja u korit,
ajo ta mori trupin or vëlla -
po shpirti t'jeton n'vargje për ditë...
 
 
 
LETËR BABADIMRIT
 

Ne fëmijët e Kosovës
t'i shkruajmë këto fjalë,
- qe sa e sa vite
kurgjë s'na ke falë.
 
E vërtetë që sot
- ne jemi te lirë,
por më s'na e plotësove
- anjë dêshirë.
 
Teuta në Drenicë
ende s'ka shtëpi,
Agronit në Gjakovë
- babi nuk iu kthy'.
 
Shumë shokë tanë
n'rrugë shesin cigare,
ata s'ndjekin mësimin
- punojnë për idare.
 
Dhe sonte shumë sish
lotë hidhërimi derdhin,
sepse s'kanë më se
- te stolisin bredhin.
 
Vërtetë nëse don
ta ruajmë miqësinë,
sillna - babadimer
këte vit PAVARËSINË!

 
31.dhjetor.2007
 
 
 
MËRGIMTARËVE
 
 
Ikët n'kohë te liga-
siç ikin zogjët shtegtar,
nga skamja e madhe-
nga pushtuesi barbar.
 
Ju na shpëtuat më fytyrë
ju na shpëtuat me nder,
që për bukë anmikut
t'mos i trokasim në derë.
 
Kryet punë të renda
kryet punë të vështira,
me shpresë që një ditë
do t'vijnë ditë më t'mira.
 
Shkaut në shumë mënyra
- ju ia dhatë hakun,
edhe më pushkë në dorë
duke mbrojtur pragun.

Tek ikët n'kohë t'liga
të gjithë derdhëm lotë,
mirë se vini mërgimtarë
n'Kosovën e Pavarur sot!



 
NJË SHTATOR
 

Thërret zilja
-tri li-li,
eni n'shkollë
o fëmijë.

Xha Rexhepi
me zile n'dorë,
lajmëron nxënësit
-për në shkollë.

N'oborr t'shkollës
qe një kohë bosh,
filluan te mblidhen
nxënësit n'qosh. 
 
Një nga një
si ujë në lum ,
n'oborr t'shkollës
-u ben shumë.
 
Ca fëmijë -
te vegjël fare,
erdhën sot
me Abetare.


 
GËZIMI I SHKOLLËS
 

Mjaft qëndroi vetëm
shkolla gjatë pushimit,
- sot herët n'mengjes
cingërroi zilja e gëzimit.
 
Zdirgjën rrugë t'fshatit
fëmijët si ujê nê lumë,
- si çdo shtator tjetër
por sivjet më shumë.
 
Sot u gëzuam të gjithë
u gëzua dhe shkolla
që n'bangat e saj ulën
fëmijët me faqe si molla.



FLETORJA

Një herë në klasë te dytë
duke lozur me shokë,
fletorja m'u kishte zhlye
-pasi m'ra në tokë.
 
Kish filluar ora e tretë
mësuesi dëtyrat i kerkoi,
i kish kryar vërtetë -
e parpë në këmbê me çoi.
 
ç'i ke bërë kështu fletorës
në çfarë lufte e ke pasë?
e pa pritë në mes te orës
- plasi gazi nëpër klasë.
 
Para shokëve u turpërova
ashtu n'këmbë si isha ngritur;
e para klasës - u betova
për te mos e përseritur.


 
GOMA
 
E mbajë mend si sot
qe në klasë te parë,
lidhurë e mbaja n'qafë
gomën me spagë varë.
 
Sa herë gaboja ne t'shkruar
- e përdorja pa përtesë,
por goma ime e bekuar
- e ka pasur dhe një ves.
 
Kur e përdorja pa kujdes
- shpeshherë në një vend,
fletën e hante për besë
- sikur te kishte dhëmb.
 
Qysh atëherë gabime
fillova te bejë më rrallë,
-dëshiroja që fletorja ime
te ketë faqën e saj t'bardhë.


 
LAPSI
 
Përpos gomës dhe fletorës
dhe për laps - kisha kujdes,
mos s'e kam n'çantë shikoja
për çdo mbremje,çdo mengjes.
 
Para mësimit nxënësi-Petrit
iu tregoj drejtë pasha sytë,
ma kishte vjedhur lapsin tim
mbi bangë kish shkruar fjalë t'ndytë.
 
Atëbotë mësuesi i hidhëruar
kush ka shkruar mbi bangë?!pyeti,
pa pritë fare pa u hutuar -
lapsi i Gimit ,u gjegjë Petriti. 
 
Pa dëgjo!-i tha mësuesi
lapsi s'shkruan vet asnjë fjalë,
do lejoje qe lapsi i tij -
t'shkruante kështu në tendin ball.

Duke u ulur ashtu i skuqur
dorën e tij fajtore -shterngoj,
- Me falë!- tha ,zoti mësues
kam gabuar - e pranojë.


 
 
LOJA
 

Me një paralele luanim futball
- loja ishte miqësore ,
te tjerët brohotitnin nëpër oborr
mbretëronte atmosferë gazmore.
 
Gjuajti drejtë portës shoku Agron
Gooolë!-bërtiti nxënësi Miftar,
filluanë lojtarët te kundërshtojnë
- nuk është golë , jo jo çfarë!
 
Këtë gjë e dinte portieri
- por ai nuk nxirrte zë,
n'atë kohë mësuesi erdhi
ai nga larg e kish ven re.
 
Ishte apo s'ishte?!-portierin pyeti
Pooo!- u gjegj , miku i tij Petriti,
- edhe në lojë dihet trimi,
tha atëbotë mëses Misimi!
 
 
 
 
A RRITËT MËSUESI
 

Kur mëson vogëlushja Artë
dhe suksese arrinë n'shkollë,
-bilbili ia thotë këngës
-mbi degën e hollë!
 
Kur me pesa në fletore
Drita kthehet në shtëpi,
bashkohën dy bregore
me gëzim e pretë mami.
 
Kur mësojnë të gjithë nxënësit
- klasa në sukses ngritët,
pa shikoni të dashur fëmijë
edhe mësuesi atëherë rritët!


 
ORA E GJALLË
 
Ju tregoj me të vërtetë
s'është mahi as përrallë,
në shtëpi që disa vjetë
unë e mbajë një orë te gjallë.
 
Ora ime s'ben tik-tak,
-ajo orë ka një risi,
përmbi pleh në sokak
i dëgjohêt zëri kiki-riki!
 
Ajo m'thërret çdo mengjes
e më zgjonë me kohë çdo herë,
- ndaj e quaj unë kendez
mund ta thërrisni edhe gjel.



VËREJTJE NËNËS

Nënë e dashur -
një vërejtje kam për ty,
a është me vend a s'është
- këtë gjykoje ti.
 
Ti në babin -
kur nërvozohesh shpesh,
mua ma ngreh veshin
-ma ngjeshë flakareshë.
 
Nënë e dashur -
nëse je trime dhe ta mbanë,
pse qe sa vite që kam lindur
kurrë s'e rrahe babanë.



TRE MJESHTËR
 

Gjyshi në tierç
ka endur leshin e galës,
babi mjeshtër i gurit
- unë i fjalës.
 
Gjyshi trupin e trimave
- e ka bër krenar,
babi ua ka strehuar kokat
- unë i qeras me fjalë.
 
Gjyshi ka vdekur -
tierqit stolisin galerit
babi është plakur -
krenare qëndrojnë shtëpit
- unë mjeshtrin time
do e përsos çdo ditë.
 
 
 
LUMI
 
Buron nga malët shkëmbore-
rrjedhë nëpër lendina-ara pjellore.
 
Kalon mal e livadh -
çdo herë behet më i madh.
 
Në rrugë dikush e ndalë -
mbi te nderton hidrocentral.
 
Udhëton e udhëton nëpër botë
- kalon shtete pa pasaportë.
 
N'fund dredhët n'liqe a det -
por kurrë s'e harron burimin e vet.


 
A SËMURET MJEKU

Në dalje te ordinancës
- e vogla Norë,
i drejtohët bebit
që e mbanë për dorë:
 
A sëmurët mjeku
a merr ingjeksione,
e në rast nevojë
a hynë n'operacione?!
 
A e pe -thotë babi
mjekun me mustaqe,
vrushkulla djerëse
i shokin për faqe!
 
A e pe si iu zverdhën
xhaxhit mjek - faqët,
që n'mungesë t'ushqimit
foshnja kish humb langjët.
 
Mjeku sëmuret -
shpesh herë në ditë,
se sëmundjet e pacientëve
i ndjen thellë në shpirt.
 
 

SHALIMI I PARË
 
Qysh si fëmijë -
sa vjeç isha s'e di
veç me kujtohët si sot
kam qenë në arë
kur e shalova kalin e parë.
 
 
Kali qe shalova n'arë
nuk ka qenë i zi as i bardhë
s'ka pasur fre as shalë
s'ka qitur shqelma -
s'ka kafshuar më dhëmbë
ka qenë pa kokë-pa këmbë.
 
Iu bej be në mollë
iu betohëm në dardhë
kali i parë-
që e shalova në arë
nuk ka qen lodër fëmijësh
as kali prej dru
po...një duk gruri..!



TE DASHUR FËMIJË
 
 
Te dashur fëmijë
iu kam parë shpesh
filloni me qesh
plotë gojën përshesh.
 
Një shok t'uajn e kam dëgjuar
duke folur një fjalë të ndytë
më ka ardhë t'i bylli veshët
- ti mbylli sytë.
 
Duke u gjuar më gurë
shpesh iu kam parë,
mandej në mes veti 
duke u përlarë.
 
A e dini ç'na sjellin
- sjelljet e këqija,
s'na len te rritëmi
- mbetem çilimia.
 
Fjalë të ndyta
kurrë s'duhet të flasim
se dhëmbet na bien
e buzët na pelcasin.



FUSHA E PAJTIMIT

(Edhe muzgu i ngjetë agimit
- kur shtrihet dora e pajtimit)
 
Prinë para rinia
me ta Anton çeta,
qe fund të marrë ndasia
që kuptim te marrë jeta.
 
Dhe flasin burrët
më qelesha t'bardha,
për këtë farë te keqe
qe na mbollën n'ara.
 
Për besë e burrëri
për nderë në këto troje,
për punën qe duhet bërë
sikur bletët në hoje. 
 
Dhe ngritën burrat
me esje të sigurt,
që t'i hapin shtigjët
n'zemra t'i shkrijnë gur't.
 
E ia shtërngojnë duartë
- njëri tjetrit fortë,
që vrasje t'mos ketë
- për jetë e mot.


 

NE FËMIJËT JEMI T'MËDHENJË

 

Ne fëmijët jemi t'mëdhenjë
ndaj dhe botën e duam te'madhe,
me kroje t'ftohta dhe me lumenjë
dhe me te blertat livadhe.
 
Ne fëmijët jemi t'mëdhenjë
sepse qiellin e duam me yje,
e lendinat t'jenë plotë keca
dhe ujqër t'mos ketê n'pyje.
 
Ne fëmijët jemi t'mëdhenjë
vend s'i bejmë kurr robërisë,
duart i kem plotë pllumba paqe
- zemrat plotë yje t'lirisë.

Ne fëmijët jemi t'mëdhenjë
se dhe veprat i kemi t'mëdha,
ne çdo shoqeje i themi motër
- ne çdo shoku i themi vëlla.
 
Ne fëmijët jemi te mëdhenjë
edhe vallën e kemi t'madhe,
ndaj dhe botën e dëshirojmë
te buzëqeshur - pa halle!


 
NA THËRRASIN

Na thërrasin kullat
na thërret bjeshka,
- na pretë ara 
na pretë kreshta.

Na thërrasin lisat
na thërrasin gurrat,
-na presin plisat
-na presin burrat.
 
Na thërrasin varrët
na thërrasin pragjët,
- na presin nënat
- t'ua terim faqët.


LIVADHET E VENDLINDJËS

Nëna gjendet n'punë
babi s'është n'shtëpi,
Linda me te vëllan
- dalin në sheti.
 
Pranë parkut t'lojrave
Linda e ndalë marshimin,
Eja te luajmë bashkë
- e lutë vëlla Mergimin.
 
Ai ndalët në vend
shikimin e hedhë për dhe,
ç'te gjeti i thotë Linda
-pashë motrën ç'ke?!

S’me pelqejnë këto lojëra
- dhe u ulë në bari,
s'dua t'luaj tha ai
dhe buzët i vari.
 
Si s'te pelqejnë vëlla
he ti mbetësh pa mend,
ku ka lojëra më te mira
-se sa në këtë vend ?!
 
Ka-si nuk ka
ia ktheu Mergimi-Lindës,
lojërat mê të bukura
n'livadhe t'vendlindjës.


 

LETER NGA KOSOVA


Atë ditë kur nga ti na erdhi letra -
te gjithë në klasë u bëm sy e vesh,
na u kujtuan kohërat e vjetra -
kur ti shoqja jonë ishe mes nesh.
 
Letrën tuaj duke e lexuar
mësuesit iu dridhën mustaqët,
për një qast u trazua -
dy pika lotë i rrodhën poshtë faqës.
 
Mimoza - fotografinë tende
e kish vendosur n'bangë te parë,
klasa brohoriti me gjithë zemër
- kjo është shoqja jonë e pandarë.

 
Nuk mësojmë në shkollë te vjetër
n'shtepi t'xha Sylës e mbajmë mësimin,
gjithëçka mund te bëj shtriga e vjetër
por kurrë nuk na e ndalë - arsimin.
 
E di qe je kurreshtare për çdo gjë
-po te tregojë drejtë - shoqja Besë,
- nuk kam laps te të shkruaj më
se atë n'Kosovë po e ndajmë n'dy pjesë.


SI I MËSOI GJYSHI SHKRONJAT

 

Gjyshin tim shumë ekam dashur
- dhe ai më donte mua ,
një ditë derisa po lexoja
erdhi pranë - m'u afrua.
 
Me falë nipçe po t'pengoj
po e shoh që po lexon ,
një kerkesë e kam për ty
- qe ta them a pranon.
 
M'i mëso germat nipçe t'lutëm
shiko gishtin tim te ngjyrë ,
seriozisht m'i tha këto fjalë
një dozë lutje i dukej n'fytyrë.
 
Menjëherë o gjysh i dashur -
unë edhe kështu ta kam borxh,
sa e sa përralla m'ke treguar
- te ngarkuara kaliboq.

Nga dollapi i tij nxori
abetare laps e leter,
dhe çdo ditë që kalonte
nga një shkronjë mësonte më tepër.
 
Te gjitha shkronjat i mësoi
një nga një ato me radhë,
sa krenar ndjehej gjyshi
kur i shkroj t'birit mergimtar.
 
 
I mësova shkronjat pa ndërprerë
- mësimit unë s'i bëra bisht,
më falë tash që po t'nenshkruhem
- ti je mësuar që t'jap gisht.
 
 
 
LOTËT E GJYSHIT

Ia dërguan ftesën
e mori dhe vizën,
mezi priste gjyshi
t'vizitonte Zvicrën.
 
Te takohej me nipin
dhe mbesat e ti',
kurrë si kish parë
- pos në fotografi
 
E gjatë iu duk rruga
- në avion dy orë,
qe t'i mirrte n'preher
t'i përgdhelë më dorë.
 
T'u flas për atdheun
- për fusha e male ,
- për farë e për fis
për Lokën e Madhe.

Qëndroi veç një javë -
kish ardhë për një muaj,
më fëmij't s'u muar vesh
-flisnin në gjuhë të hu

Në ndarje tha gjyshi
me lotë këto fjalë,
më mirë kishte qen
te mos kisha ardhë!


 
SIKUR T'ISHA KLYSH

Dalim me nipin -
dhe timen mbesë,
në njê qytet gjerman
për t'kërkuar banesë.
 
që n'fillim na pyet
pronari qe lëshon banesë,
sa veta jeni ?!
ne i përgjigjemi - pesë!
 
I ngrysur në fytyrë
na e kthen menjëherë,
nuk japim banesa
- për auslander*.
 
Trokasim pastaj
në një shtëpi tjetër,
në derë paraqitët
një plakushë e vjetër.
 
Nuk bën thotë me fëmijë
- për ta nuk kemi vend,
përparësi kanë ata
që kanë macë a qen.
 
Rrugës për shtëpi
më thotë Beni- gjysh,
më mirë kishte qenë
te kisha qenë - klysh!

 

*auslander = në gjuhën gjermane njeri
që nuk është nga Gjermania , 
njeri i ardhur nga një vend 
tjetër.


MBESA S'DO NGATËRRESA

 

Kur me plakën përlahemi
- për hallet tona ,
vjen e na hynë n'mes
mbesa jonë-Elona.
 
Ndërpreni fjalët
nuk dua ngatërresa,
pajtohuni mes veti
- na detyron mbesa!
 
Na ulën tensionët
na kthehet buzëqeshja,
pajtohemi me plakën
kur në mes hunë mbesa.
 
E,e puthim shumë
që te dy në faqe,
u rritësh e madhe
që na solle paqe!
 



GJYSH TE KAM SHOQE

 

Kam një mbesë të vogël
- i ka veç dy vjet ,
por është shumë e gjallë
- gjuha shumë i pret.
 
Elona e vogël -
këtu në mergim,
për mua është jetë
- është i vetmi gëzim.
 
Ajo flet më mua
dheme bën shoqëri,
- unë luaj më te
sikur t'isha fëmijë.
 
Një ditë gjërsa loznim
m'tha kjo bukuroshe,
- gjysh të dua shumë
gjysh ty te kam shoqe!
 


BATERITË E GJYSHIT

Shumë vite kaluan
- mbi kurriz te ti' ,
por gjyshi nuk jepet
thotë - unë jam i ri!
 
I shëndritë fytyra
i qeshin mustaqët,
kur nipër e mbesa
- ia puthin faqët.
 
Gjyshi për lojë
lutje nuk pret ,
loja e rikthen
n'fëmijërin e vet.
 
A e dini ku e merr
gjithë atë fuqi?!!!
Nipër dhe mbesa
- i ka bateri.



KAH ËSHTË KOSOVA

Tek shetisnim bashkë
- këtu në mergim,
ja ç'pyetje më bëri
një ditê nipi im.
 
Shqetêsimin e tij
shpejtë e kuptova,
kah i bjen atëdheu
kah është Kosova.
 
E sheh atë mal
te mbuluar më dëborë,
andej është Kosova
- i tregoj me dorë.
 
Fjala e tij -
zemrën se ç'ma dridhi,
adej gjysh i dashur
çdo ditë lind dhe dielli.


 
PAGËZIMI I NIPIT

Me lindi një nip
këtë vit në prill,
i shëndosh si mollë
- i bukur si diell.
 
Mëqë ishte i bukur
dhe shumë i dëlirë,
deshëm te ia gjëjmë
një emer te mirë.

Dikush propozoi
emrin - Drilon,
jo tha dikush tjetër
më mirë Agron.

Dhe njëri pas tjetrit
emrat më radhë,
na dolen shumë dilema
- na dolën shumë fjalë.
 
Në fund gjyshja tha :
eureka emrin e nipit tim,
mëqë po jetojmë larg
po e pagëzojmë Mergim.
 
Jo tha mbesa
këtu s'do jetojmë ne,
s'do ia vem - Mergim
po e pagëzojmë - Atëdhe!

 

PULA N'INTERNET
 
Një ditë pula
hyri n'internat,
që të gjëj një gjel
- fatin e vet.
Shpejtë hapi faqën
dhe u fut në çat,
një Nik pulës -
shumë iu përshtat.
 
Kishte hy dhelpra
që jetonë n'zabel,
me nikun simpatik
- I vetmuari gjel.
 
Shpejtë ranë dakord
të dytë përnjëherë,
që te njihen ma mirë
te kalojnë n'mesengjer.
 
Pula kësaj kurthe
shpejtë ia ndiu erën,
kur e luti "gjelin"
që te hap kamerën.
 
E kuptoi pula
se këtu ka hile,
pas këtij niku
mshihet ndonjë skile.
 
Atë natë pula
i caktoi takim,
eja nesër mbrema
pranë kotecit tim.
 
Te nesërmën pula
n'takim nuk i del,
ne vend te saj qonë
- gjuetarin bedel.
 
Më vonë nuk e di
me te çka ka ngjarë,
por lëkurën e dhelprës
- e kam parë n'pazar.

 
PËR NJË HOXHË

Para shumë vitësh
vdiç hoxha në fshat,
njerëzit ranë nê hall
- ramazani ngat.
 
Kush e këndon mevludin
- kush na këndon n'taravi,
më nê fund e zgjodhën
për imam - një haxhi!
 
Filloi Ramazani
siç është zanat,
hoxha ndërronte konakun,
- n'katund për çdo natë.
 
Me pite i shtrohej tepsia
- me mish i vinte sahani,
por kot - hoxhës plak
- nuk i shkonte zani.
 
Një natë pasi mbaroi
hoxha - allah ekberin,
- u ulë afër sofrës
qe t'ia bënte nderin.
 
Nga fundi i odës -
erdhi një zë i hollë,
ne po t'mbajmë si pëllumb
- ti po këndon si sorrë!


KUJT I BESON ?
 
Nastradini n'oborr
- e dëgjoi një za,
dual shpejt e shpejt
kush po thërret,me pa.
 
Si u gëdhive Nastradin
- tha fqiu para dere,
ç'e mirë të solli kojshi
ç'kërkon kësaj here?!
 
Ti vëlla - Nastradin
mua ma din hallin,
më duhet për punë
ta kërkoi - gomarin.
 
Ti e din kojshi -
kurrë s'ta kam ndal,
por sot s'e kam këtu
e kam lëshuar në mal.
 
Për sherr gomari -
në atë moment pëllet,
Nastradinit i drejtohet
- fqiu i vet:
 
Pse m'the s'është këtu
në mal ka shkuar gomari,
ia dëgjova zërin
në stallë që palli!
 
 
Nastradini i tha fqiut
që ish ngreh si hu,
ti a i beson gomarit
- apo më beson mu'?!!!


 
I KALLUR SE I KALLUR...
 
Një mbret -një herë
vendosi te kallte një mal,
qe te kthente n'tokë buke
- që te bante arë.
 
E urdhëroi sherbëtorin
gjithë ditën t'mos ndalej,
te lajmeroi gjën e gjallë
- se mali do te kallej!
 
Pas dy - tre dite
pasi u shpraz mali,
mbreti dha urdhër
dhe malin e kalli.
 
Një javë - rresht
flaka nuk u ndal,
u bë shkrumb e hi
- mali krejt u kall.
 
U ngrit vet mbreti
dhe shkoi te vizitoj,
mos rastêsisht ndonjë gjë
n'mal nga zjarri e pësoi.
 
Kur u futë thell
- në mes te malit,
sytë e tij panë -
disa eshtra t'kalit. 
 
U shfry mbreti
plotë nervozitet,
a s'ke dëgjuar or i gjor
- apo nuk ke ik vet?!
 
Erdhi zëri i kalit
nga eshtërat e ti',
nuk kam dashtë me ik
se shumë mirë kam ndi.
 
Mendova e mendova
dhe mora vendim,
i kallur se i kallur
ma mirë n'vendin tim!!!

 

 

 

Recenzion

Nga Ismet Tahiraj

NJË DHURATË E BUKUR PER LEXUESIT E VEGJËL 

Agim GASHI , "GJYSH TE KAM SHOQE" ,
botoi shtëpia botuese 
SHQIPERIA ETNIKE - Prishtinë , 2009

Lexues të dashur dhe të nderuar, poeti Agim Gashi ka kohë që është i pranishëm
nëpër letrat tona me krijimet e tij letrare, por kësaj radhe ai na vjen me
përmbledhjen e tij të parë me një titull mjaft simpatik “ Gjysh të kam shoqe” ,
duke na dhuruar kështu vargjet e tij të  krijuara në kohë dhe vende të ndryshme.

Vjershat e tij janë të shkruara me kujdes dhe shpirt për çka  besoj se do t’i bëjnë shpejt për vete  jo vetëm të vegjlëit, por edhe të rriturit.

Vjershat e agimit në vete bartin porosinë edukative dhe vijnë në të shumtën e
rasteve edhe me një dozë  të lehtë humori çka e bëjnë edhe më tërheqës leximin
e tyre. Siç e ceka edhe më lart  autori në këtë vepër ka vjersha të krijuara këtu e
tridhjetë  vjet më parë, por që as sot e kësaj dite nuk e kanë humbur aktualitetin
për çka dëshmojnë për fuqinë krijuese dhe cilësinë e autorit. Edhe tematika
e vjershave që përmban kjo përmbledhje është mjaft e larmishme. Autori shkruan
edhe për jetën rurale. Ja  si e mban pezull lexuesin deri në fund se çfarë ishte ai
kalë, pa jelë, pa shalë, pa këmbë pa veshë:

ju bëj be në mollë
ju betohem në dardhë
kali i parë-
që e shalova në arë
nuk ka qenë lodër fëmijësh
as kali prej druri
po...një dukë gruri..!

Shkruan për trimat. Vjershën me titull Bac u kry, e nisë me vargjet:

Kush tha rënia sjell humbje
- nuk është e vërtetë ,
rënia jote Baca Adem
- na dha forcë për jetë.

Kur Agimit iu desh të emigrojë si qindra e mijëra shqiptarë të tjerë nëpër
vendet e
ndryshme të perëndimit, ai atëherë e pa se sa e rëndë është jeta jashtë
atdheut,
jashtë vendlindjes. Prandaj edhe për mërgimin dhe jetën atje ka një varg
vjershash
që i shpërthejnë nga brendia e shpirtit.

Duke trokitur derë më derë e duke kërkuar banesë, vendësit mund ta pranonin
banesë ndonjë familje me qenë a mace, por jo edhe me të huajt që ishin me
fëmijë. Në fund të përpjekjes për të gjetur banesë, Agimi  përmbyll vargjet në
bisedë me nipin:

Rrugës për shtëpi
më thotë Beni- gjysh,
më mirë paska qenë
të kisha qenë k’lysh!

Malli për vendlindjen nuk e len të qetë. Mendjen dhe ëndrrat i ka në Kosovë, sikur
të gjithë mërgimtarët tanë, shumë prej të cilëve me vite nuk e kanë vizituar
Kosovën për shkak të statusit të pazgjidhur të tyre. Ja një dialog në mes të Lindës,
e lindur jashtë atdheut dhe Mërgimit që ende e mbante mend vendlindjen:

Si s'të pëlqejnë vëlla
he ti mbetsh pa mend,
ku ka lojëra më të mira
-sesa në këtë vend ?!

Ka, si nuk ka
ia ktheu Mërgimi-Lindës,
lojërat më të bukura
n'livadhe t'vendlindjes.

Në këtë tematikë ndërtohet edhe vjersha për pagëzimin e nipit. Pas shumë e shumë
propozimesh për emra të bukur, më në fund vendosin që nipin ta pagëzojnë me emrin
Atdhe.

Derisa zogjët shtegtarë vijnë nga jugu dhe andej kthehen prapë, autori  thotë :

Zogjët e Kosovës
Zogjët  e vendit tim
Nuk ikën në jug
Por në perëndim

Mirëpo, ai i thërret të kthehen nga vendet e huaja, atje ku bukës i thonë bukë
e ujit ujë. Atje ku gjumi të merr më mirë. Atje ku edhe ëndrrat janë më të
bukura sesa në vend të huaj. Autori thërret bashkatdhetarët të kthehen atje sepse:

Na thërrasin varret
na thërrasin pragjet,
- na presin nënat
 t'ua terim faqet.

Vargu i tij është i qetë në shikim të parë por karekterizohet me thellësinë e tij dhe
përmbajtjen porositëse. Ai din të jetë gazmor por herë herë sjell edhe
shqetësimet dhe brengat që  i preokupojne fëmijët.
Autori ne kete permbledhje sjell kujtimet nga fëmijëria e tij por edhe nga fëmijëria e fëmijëve tanë në mërgim ku jeton edhe vetë poeti.

Pasi Agimi është edhe gjysh, as atij nuk i kanë shpëtuar pa i zënë frymëzimet nga loja me nipër e mbesa. Edhe vet titulli i kësaj përmbledhjeje e dëshmon këtë. Mbesa në pamundësi të shoqërohet me mocaniket shqiptare e ta ndajë lojën me të, ajo luan me gjyshin. Prandaj edhe ajo i ka thënë: Gjysh të kam shoqe. A  nuk është ky titull mjaft domethënës.

Gjyshi Agim, sikundër edhe gjyshët tjerë, luan me nipër e mbesa nganjëherë deri në atë masë kur mbase i bëhet edhe pak tepër. Ai edhe mund të lodhet nga loja që fëmijët e duan deri në pafund, por gjyshi prapë mbushet energji. Mbushet energji nga nipërit e mbesat të cilët ia mbushin
bateritë:

A e dini ku e merr
gjithë atë fuqi?!!!
Nipër dhe mbesa
- i ka bateri.

Agim Gashin e brengos pa masë edhe frika nga asimilimi i mijëra fëmijëve tanë
në shtetet e ndryshme jo vetëm të Evropës. As këtë brengë nuk e ka lënë pa e pasqyruar në disa nga vjershat e tij. Ai që e kupton peshën e kësaj dukurie nuk mund t’i lexojë këto vargje pa iu rrënqethur trupi. A nuk është e rëndë kur gjyshi nuk mund të merret vesh me nipër e mbesa, të cilët flasin në gjuhë të huaj.

Një gjysh mezi kishte pritur ta marrë vizën e të shkojë te nipërit e mbesat, por :

Qëndroi veç një javë -
kish ardhë për një muaj,
me fëmijët s'u mor vesh
-flisnin në gjuhë të huaj

Me shpresë se do të kënaqeni me vjershat që përmban kjo përmbledhje,
ju dëshirojmë  lexim të këndshëm, kurse mikut Agim Gashi i dëshirojmë
shëndet të mirë, sukses në punën e tij krijuese  që të mos ndalet, por të na 
dhurojë edhe libra të tjerë si ky.

 

 


 

 

 HALIL XANI

 

UNË DHE BABI MJESHTËR

     

(Vjersha per Femije) 

__________________________________________________


 

 

Re te zeza mbuluan Prekazin

 

Shume çetnike e nxine lendinen

 

Adem Jashari dredh mustakun

 

Dhe ne çark e puth martinen.

 

 

 

Ne nishan te pushkes se gjate

 

Pak me tutje Shaban plaku

 

I betuar n`shqiponje t`flamurit

 

Per te gjalle s`levize nga pragu.

 

 

 

Nga frenxhia bertet Hamza

 

Si kreshniket ne dite te veta

 

Heu çetnike ju fare e felliqur

 

Jo s`ka vdekur Azem Bejta.

 

 

 

Krisen pushket pernjehere

 

Si rrufete qe bijne nga qielli

 

Gjoksin Hamza i ve gjyles

 

N`ato çaste u ndal dielli.

 

 

 

Si dragoi zjarr qet nga goja

 

Lufte e kenge Ademi i nise

 

Sikur kosa qe rrezon barin

 

Rrezon çetniket balleqendise.

 

 

 

Komandanti eshte i gjalle

 

Legjende u be ky emer

 

Gjithe shqiptaret kudo jane

 

Komandantin e kane ne zemer.

 

 

 

PARA VARRIT TE KOMANDANTIT

 

(Nje ushtar i bataljonit “Atlantiku”)

 

 

 

Larg ne Amerike ishim

 

Mendjen n`Kosove e kishim,

 

 

 

N`jug t`Evropes plake

 

Kosova digjej flake.

 

 

 

Formuam “Atlantikun”

 

Kaluam Atlantikun,

 

 

 

Te veshur me barot

 

Kosoves t`i dalim zot.

 

 

 

Rezezat i shporrem qiellit

 

Per rrezet e ngrohta te diellit,

 

 

 

Erdha ne Prekaz o trim

 

Edhe sot je komandanti im.

 

 

 

Buza me dridhet ne vaj

 

Mos me qorto pse qaj,

 

 

 

Deri ne fund te kesaj bote

 

S`harrohet lavdia JOTE.

 

 

 

ERDHEN PIROMANET

 

 

 

Erdhen piromanet

 

Edhe ne fshatin tim

 

Çdo shtepi

 

E dogjen me benzine

 

Keto bisha Karpatesh

 

Gjakpangopura

 

Nuk kursyen shkollen

 

As xhamine.

 

 

 

Erdhen piromanet

 

Me zjarr e thika

 

Nga faqja e dheut

 

Ta fshijne Dardanine

 

Shume prej tyre

 

Ne keto shkrepa

 

Lane eshtrat

 

Kane bere hesapin

 

Pa hanxhine.

 

 

 

Mashtrohen  piromanet

 

Gjaku s`na ligeshton

 

Nuk nenshtrohemi

 

As sot as kurre

 

Edhe nese Kosova

 

Ngele ne qika

 

Edhe nese ne te

 

Nuk ngele asnje burre.

 

 

 

PSE ?

 

Ka shume e shume pyetje

 

Drenicakja e vogel Rine

 

Pse ma vrane qenin

 

Pse ma vrane bagetine?

 

 

 

Pse ma dogjen fletoren

 

Perplot me vizatime

 

Perse ma vrane lapsin

 

Ai ish pushka ime?

 

 

 

Pse ma dogjen shkollen

 

Ç`iu beri ajo valle

 

Pse m`i vrane pumat

 

Qe me ngelen ne shkalle.

 

 

 

Pse grate e botes

 

Qe lindin ne spitale

 

Nuk e ngritin zerin

 

Per lindjet tona ne male?

 

 

 

 

 

ME THANE…

 

Me thane lulet

 

Na merr ne vjershe

 

Vjersha do behar,

 

 

 

Me thane bletet

 

Ç`bejme ne pa lulet

 

Vjersha do nektar.

 

 

 

Me thane femijte

 

Na merr edhe neve

 

Vjersha do rrite,

 

 

 

Me tha dielli

 

Lulet, bletet, femijte

 

Nuk bejne dot pa drite.

 

 

 

Me tha shiu

 

Edhe une do te vi

 

Pa stuhi e ere,

 

 

 

Si do te rriten lulet

 

Si do te rriten femijte

 

Kur s`shohin ylbere.

 

 

 

Ua hapa deren

 

Luleve, bleteve

 

E femijeve pernjehere,

 

 

 

Hyri edhe dielli

 

E mora dhe shiun

 

Vjersha u be ylber.

 

 

 

Me tha trimi

 

Me pushken time

 

Edhe une do te vi,

 

 

 

Ju asnje pa mua

 

Fare s`keni vlere

 

Po s`patet liri.

 

 

 

LIRISE

 

 

 

Ne Likashan e Drenice

 

Lirise iu gezua edhe guri

 

Ne fshat mbi gjashte lisat

 

Lirshem valon flamuri.

 

 

 

Liria ka arome lulkuqeje

 

E ngjyrosur me ngjyre gjaku

 

Ajo ka flatra sikur pellumbi

 

Vjen e na pergezon te pragu.

 

 

 

Dhe ju pyetni kush e solli

 

Nga Bajgora n`male te Sharrit

 

Ne gjithe Kosoven ate e solli

 

Ushtria e Adem Jasharit.

 

 

 

SHUME DEGE NE NJE TRUNG

 

 

 

Ne Likashanin shkembor

 

Jane gjashte lisa shekullor

 

Me dege te gjera lisat bung

 

Qe te gjashtet ne nje trung.

 

 

 

Istikam i UÇK-se dikur

 

Sot mbi ta valon flamur

 

Duke biseduar me ta

 

I pari lis keshtu me tha:

 

 

 

Jam Shqiperia, zemra ime

 

A e sheh nuk jam jetime

 

I dyti lis me kapi per dore

 

Une-tha-jam Kosova Lindore.

 

 

 

I them te tretit ti kush je

 

-Ilirida si s`me njeh

 

 

 

Me Kosoven ketu rrime

 

Kemi prane dhe Qamerine

 

Me Plave-Gucine mish e asht

 

Sa shume dege, por nje trung bashke.

 

 

 

Keshtu te gjashtet jemi rrite

 

Bashke i perballuam stuhite

 

Na u zgerdhine bishat me dhembe

 

Por gjithehere qendruam ne kembe.

 

 

 

 

 

RILINDJA E RILINDJES

 

(Me rastin e daljes pas 9 vitesh ndalese)

 

 

 

Ishte viti gjashtedhjete

 

Une atehere isha femije

 

Me shume gazeta ne dore

 

Ne shkolle erdhi nje njeri.

 

 

 

Oren e pare me mesuesin

 

Erdhi ai xhaxhai me plis

 

Nga nje gazete na shperndau

 

Mbi banka t`gjitheve-gratis.

 

 

 

Te gjitha shkronjat s`i kishim mesuar

 

Ama kalonim n`harmoni pa grindje

 

Ndersa gazetes qe kishim ne duar

 

I thoshim Rilindje e dikush Lirindje.

 

 

 

Me “Rilindjen” u rritem bashke

 

Ajo kishte faqen per femije

 

Duke lexuar poetet me te vjeter

 

Edhe une nisa t`botoj poezi.

 

 

 

Kur u be e zonja kur u be e madhe

 

Pse thoshte t`verteten pengesa i vune

 

Dhembjen e saj tash sa vite

 

Me shpirt e zemer e ndjeva dhe une.

 

 

 

Rilindja e “Rilindjes” me gezoi pa mase

 

Une po thinjem ajo le te rritet

 

Rruge me gjemba kurre mos paste

 

Rrita e saj kurre mos t`nderpritet.

 

 

 

 

 

TE LUMTE MESUESE

 

Nje mesuese

 

Zemermadhe

 

Invalidet i vizitoi

 

Pa u hamendur

 

Nxori kuleten

 

Tere nje rroge

 

Ua dhuroi.

 

 

 

-Merrni-u tha

 

Me gjithe zemer

 

Mesuesja jone

 

Si sorkadhe

 

Mos me pyetni

 

Fare per emer

 

S`po ua jap

 

Per mendje

 

Te madhe.

 

 

 

Zemermadhja

 

Keshtu foli

 

S`deshi deftese

 

Emer nuk la

 

U nis nga dera

 

Dhe doli

 

Lamtumire

 

Trima iu tha.

 

 

 

URA E MIQESISE

 

Jane te medha

 

Ne Peje urat

 

Mbi Bistrice,

 

 

 

Jane te medha

 

Mbi Iber urat

 

N`Mitrovice,

 

 

 

Jane te medha

 

Ne Gjakove urat

 

Permbi Dri,

 

 

 

Jane te medha

 

Mbi Sitnice urat

 

Ne Vushtrri,

 

 

 

Ka te medha

 

E me te medha

 

Ura n`kete toke,

 

 

 

Por me e madhja

 

Me e forta

 

eshte nje ure

 

 

 

Qe i lidhe

 

Dy shoke.

 

 

 

 

 

KUR U NISEN PER KURBET

 

Kur u nisen per kurbet

 

E mashtruan Pajtimin

 

Po shkojme te daja,

 

 

 

Kur shkelen ne toke te huaj

 

Djali i vogel u habit

 

Te dajte s`ka tramvaja?!

 

 

 

Duke shetitur ne park

 

Ne mes njerezish te huaj

 

Voglushi vuri re,

 

 

 

Ju m`keni mashtruar

 

Keta s`jane dajte e mi

 

Nuk flasin si ne.

 

 

 

Kur ulen per te ngrene

 

Le nje vend te zbrazet

 

Per gjyshen ne fshat,

 

 

 

Nuk i bejne pershtypje

 

Lodrat as qyteti

 

Dot s`behet rehat.

 

 

 

 

 

ALFABETI I GJUHES SHQIPE

 

Arta tha-ta shkruajme nje poezi

 

Beni tha-edhe une jam dakord

 

Cili s`do te pajtohej foli nje syzi

 

Çka po presim t`ia nisim qe sot.

 

 

 

Dardani tha-jemi tridhjete e gjashte

 

Dhe aq shkronja ka alfabeti

 

Ermela nje voglushe flokegjate

 

eshte mire tha vjersha te jete sa deti.

 

 

 

Flora tha une lulet shume i dua

 

Genti tha nga gjumi libri m`ndane

 

Gjithkush veten e tregon me pune

 

Hana foli kr fjalen ia dhane.

 

 

 

Iliri tha kengen shume e dua

 

Jeta tha me pelqen aktrimi

 

Kushtrimit shtatgjate e faqeftua

 

Loja e basketbollit dhe vizatimi.

 

 

 

Llokume, embelsira me ben mamaja

 

Mesuesen do ta therrasim patjeter

 

Nadia-tha n`ditelindje me vjen daja

 

Nje dite me ka lajmeruar me leter.

 

 

 

Ora kalonte vargjet shtoheshin

 

Porsi shtepia e re gure mbi gure

 

Qendresa  tha qe te mendoheshin

 

Radhen t`ia lene zotriut Flamur.

 

 

 

Rrumbullakohet ngadale poezia

 

Secili diçka te re propozoi

 

Shumkush i tha mendimet e tija

 

Teuta e vogel shoket i degjoi.

 

 

 

Tha Mirjeta vjersha u be si tren

 

Une jam ne te tetin t`parafundit

 

Vagoni i fundit pastaj vjen

 

Xerxa nuk eshte stacion i fundit.

 

 

 

Xhyla doli para shokeve te vet

 

Ylberin vizatoi me lloj-lloj ngjyrash

 

Zell kush ka, ne te gjitha lendet

 

Zhvillon lehte çfaredo detyrash.

 

 

 

 

 

VJESHTA

 

Nje sorre ne plep

 

Ne toke shume flete.

 

 

 

Bujku ne are

 

Ne toke shume fare.

 

 

 

Ne qiell rete zi

 

Ne toke shume shi.

 

 

 

Tash me shume

 

Ka uje ne lume.

 

 

 

 

 

VJESHTA ECEN DHE FLET

 

Vjeshta i hap dyert e shkolles

 

Nxenesit i fton te hyjne ne klase

 

Shpejt i pjek kokrrat e molles

 

Dardha e rrush dhuron me thase.

 

 

 

N`kopshte me vjelesit vjeshta flet

 

Kuvendon me bujkun ne are

 

Flet edhe me lumin e rritur qe nget

 

Shpezeve shtegtare u thote udhe e mbare.

 

 

 

Te luaj  me gjethe enda ia ka

 

Iu fryne nga Kosmaçi ne Qyqavice

 

Shume drunj pa gjethe tashme i la

 

Ne ane te Prishtines e n`Mitrovice.

 

 

 

Flet me barinjte koder me koder

 

Neper Presheve e neper Prizren

 

Sa e sheh ne Tetove e sa ne Shkoder

 

Ne male e fusha kudo e gjen.

 

 

 

Flet edhe me dimrin me ne fund

 

Mireseardhje i deshiron atij

 

Te kenaqen femijte ne qytet e katund

 

Ne Sharr e Brezovice me saja e ski. 

 

 

MBREMJA NE PYLL

 

 

 

Hena faqen

 

Qet mbi mal

 

Zogu n`qerdhe

 

Bie ngadale.

 

 

 

Hena driten

 

I leshon pyllit

 

Lehte puhia

 

I bie fyellit.

 

 

 

Lart prej deges

 

Nje gjeth leshohet

 

Shoqeve t`zverdhura

 

Iu bashkohet.

 

 

 

Kitra shoqes

 

Ia ben me bisht

 

Eja te luajme

 

Ne lajthishte.

 

 

 

MAMI E BABI JANE SI NJE

 

 

 

Miku ka pese femije si drita

 

Tri jane yllka e dy petrita.

 

 

 

Ata kane lodra shume

 

Tren, gjirafe, arushe, majmun.

 

 

 

Fjale pas fjale e ore pas ore

 

U fol per dashurine prindore.

 

 

 

Rina beri be ne henen

 

Se ajo me shume e do nenen.

 

 

 

Edlina e dyta iu revanshua

 

-Une babin me shume e dua.

 

 

 

Edvini ne dore kish nje majmun

 

Tha-asnjerin s`i dua une.

 

 

 

Edoni i vogel picerroi syte

 

-Une i dua-tha-qe te dyte.

 

 

 

Venita e vogel bente sehir

 

-Ju asnje s`e keni mire.

 

 

 

Une e di nuk ka kandar

 

Qe peshon dashuri te ndare.

 

 

 

Mami e babi jane si nje

 

Me e madhja dashuri.

 

 

 

Por ketu nuk mbaroi mahia

 

Plot me gaz u mbush shtepia.

 

 

 

KUSH KERKON FALJE

 

I SHPETON VESHI

 

 

 

-Mos ketu e mos aty!

 

Babi ma drejton gishtin

 

Keshtu po ia nxjerr bishtin.

 

 

 

Ai i vare mustaqet

 

Kur vonohem n`loje

 

Me ore s`me flet me goje.

 

 

 

Duke lozur me motren

 

Lemsh i beme kau?at

 

Me babin i prishem kapu?at.

 

 

 

Ma afroi gishtin te hunda

 

E iu shtuan ca rrudha balli

 

Edhe nje here gabove-vajhalli. 

 

 

 

NE KOPESHT ZOOLOGJIK

 

 

 

Nje grup nxenesish te klases se tete

 

Vizituan Shkupin me prinderit e vet.

 

 

 

Vizites se dites s`do t`i vehej pike

 

Po nuk e pane kopeshtin zoologjik.

 

 

 

Artani shikonte majmunin me habi

 

Dhe iu drejtohet shokeve te tij:

 

 

 

-Shpesh mesuesja me thote majmun

 

Por majmuni nuk qenka si une?

 

 

 

Drenusha s`ka pare dren ne fushe

 

Tash pa frike e pergedhel ne gushe?

 

 

 

Rozafa vertet ka qafen e gjate

 

Por assesi te matet me gjirafe?

 

 

 

Duke shikuar luanin, Luani tha:

 

Emer te fuqishem mami me dha.

 

 

 

Me tutje mbi uje kercente delfini

 

-Obobo ?fare mrekullie, foli Drini.

 

 

 

Ecim tha me i vjetri se po behet nate

 

Deri ne Prishtine na pret rruge e gjate.

 

 

 

 

 

MENDOVA SA ISHA NE DET

 

 

 

Mendova sa isha ne det

 

Si ta marr pak det

 

Ta sjelle ne Kosove

 

Per femijte qe s`kane leke

 

Por edhe per pleqte

 

Qe s`jane mire me shendet

 

Thash si t`ia marr

 

Pak det Shengjinit

 

T`ia fale Dukagjinit

 

Pak rere e uje te kalter

 

Ta marr nga Kavaja

 

Thash s`behet belaja

 

Ta sjelle rreze Qyqavices

 

Per femijte e Drenices

 

Keshtu mendova  nje vjet

 

Kur isha ne det.

 

 

 

 

 

SI U DJERSIT DORDOLECI

 

 

 

Femijte e Polacit

 

Ne koder ne Radefc

 

Bene nje dordolec.

 

 

 

Nen sqetull

 

I vune fshese

 

N`vend te hundes

 

Nje spec.

 

 

 

Ne vend te syve

 

Dy thengjij

 

E ne koke

 

Nje kusi.

 

 

 

Rreth tij pastaj

 

Nisen vallen

 

Dore per dore

 

Dikur u gjuajten

 

Me topa bore.

 

 

 

Kur nga jugu

 

Fryu nje puhi

 

Femijte dordolecin

 

E shikonin me habi

 

Si u ?djersit? i teri

 

E me vone u shkri.

 

 

 

O PETO, O BABO

 

 

 

Personazhin tim nga qyteti

 

Prej dashnise e therrasin Peti

 

Shpetim emrin e ka voglushi

 

Ka dy sy si dy kokrra rrushi.

 

 

 

Gjyshi e therret, o Petooo

 

Peti ia kthen, o babooo

 

?eki?in e mban si mjeshter

 

Kerkon laps e kerkon leter

 

 

 

Ende gishtin e mban ne goje

 

Don nje zog ta vizatoje

 

Neper shtepi ben potere

 

Me ?eki? troket ne dere.

 

 

 

Ne mengjes ngjitet si klyshi

 

Me ?eki? troket te gjyshi

 

Ai pergjumshem syte ferkon

 

Zgjohet Petin e perqafon.

 

 

 

Laps e leter i mban n`dore

 

Dhe ?eki?in si murator

 

Keshtu Peti nga Qyteti

 

Hyri ne vjershe te poeti.

 

 

 

 

 

SHETI NEPER TOPONIME

 

TE POLACIT

 

 

 

Tremba nje lepur

 

Ne Lug te Vushtrrise

 

Iku nga zagari

 

Kah Lugu i Lejthise.

 

 

 

Pasatj mori vrapin

 

Arave te Stanit

 

Lugut te Zabelit

 

Kah Lugu i Xanit.

 

 

 

E ndoqa bishtcubelin

 

Kah Lugu i Kaprollit

 

Ai e mori vrapin

 

Ne Lug te Roshkodolit.

 

 

 

U lodha une

 

Dhe zagari i mikut

 

Duke vrapuar

 

Kah Arat e Sadikut.

 

 

 

Me doli ne Kopshtije

 

Ne Ara te Kroni

 

Kah Lluga e Keqe

 

Mberriu Te Betoni.

 

 

 

Ne Lug te Behlulit

 

Pas tij kah mesi i drekes

 

Arrita pastaj

 

Ne Lug te Hasan Lekes.

 

 

 

Te L`keni i Polacit

 

Lepuri me beri leqe

 

Une tere i djersitur

 

Ai u fsheh n` Lluge te Keqe.

 

 

 

DARDHA PLAKE

 

 

 

Nje dardhe te madhe

 

Ne oborr e kam kahere

 

Jep fruta te embla

 

Si sheqer ?do vere.

 

 

 

Askush s`di te thote

 

Kush e ka shartuar

 

Por s`ka njeri ne fshat

 

Qe s`e ka shijuar.

 

 

 

Me dardhen e vjeter

 

Me lidhin shume kujtime

 

Nen te u mblodhen burrat

 

Ne gezime e hidherime.

 

 

 

Nen te u bene dasma

 

U hodhen shume valle

 

U shtruan shume sofra

 

Si nen ombrelle te madhe.

 

 

 

Sapo sheroi plaget

 

E luftrave te kaluara

 

Serish u plagos

 

Nga bishat e terbuara.

 

 

 

Sa me shume qe hane

 

Nga kjo njerezit sot

 

Aq me shume qele lule

 

Dhe jep fruta ne mot.

 

 

 

Une nen te u rrita

 

Sikunder edhe babai

 

Por as gjyshi nuk e dinte

 

Ditelindjen e saj.

 

 

 

BABI IM

 

 

 

Babi im ndjese paste

 

Bente shtepi prej guri

 

E luge prej druri.

 

 

 

Me pe te lyer ne bloze

 

Drurit i binte vi

 

E latonte si qiri.

 

 

 

Femijve te mehalles

 

U bente ski e saja

 

Te rreshqitnin ne ograja.

 

 

 

(Para se te dilnin

 

Te ai e jepnin betimin

 

Se s`do ta lenin mesimin)

 

 

 

Kur bente ndonje shtize

 

Furke a ndonje shkam

 

I lemonte me xham.

 

 

 

Edhe femijte e mehalles

 

Ju them pa shaka

 

Si une i thonin baba.

 

 

 

Nder ndeja burrash

 

Tregonte shume mahi

 

Pa lenduar njeri.

 

 

 

PER NENEN

 

 

 

Kur dola nga shtepia

 

Me perqafoi me malle

 

M`tha ma ben hallall

 

Se nuk me gjen gjalle.

 

 

 

E pashe i fshiu lotet

 

Me cep te shamise

 

Qajta prej merzise

 

Kur dola prej shtepise.

 

 

 

Degjova se ka vdekur

 

Nenelokja ime e mire

 

Me shpirtin e delire

 

Larg jam sa veshtire.

 

 

 

Gjumi kur me ze

 

endrrat atje me qojne

 

Femijte qe me rrethojne

 

Dot nuk me ngushellojne.

 

 

 

UNE E BABI MJESHTER

 

 

 

Babi me ?eki? e dalte

 

Gdhendte nje gur

 

Une me pene nje fjale,

 

 

 

Ai kryente nje rresht

 

Ne mur te shtepise

 

Une nje strofe te poezise.

 

 

 

Ai kryente nje kat

 

Une nje vjershe.

 

 

 

Babi me pe

 

Te ngjyer ne bloze

 

Lendeve iu bente vi

 

I drejtonte si qiri

 

I vente ne ?ati.

 

 

 

Une fjale pas fjale

 

Strofe pas strofe

 

Vjershe pas vjershe

 

Bera nje liber

 

Per femije.

 

 

 

Ai me qerpiq e gure

 

Beri shume shtepi,

 

 

 

Une fjale pas fjale

 

Bera dy libra per femije,

 

 

 

Babi ishte mjeshter

 

Une jam biri i tij.

 

 

 

U BERA GJYSH

 

 

 

Vajza e madhe

 

Shkoi ne maternitet

 

Ne me femijte

 

U ndame ne dysh

 

Dikush thoshte djale

 

Dikush thoshte vajze

 

Cingeroi telefoni

 

Me thane u bere gjysh.

 

 

 

Dhendrrin e vajzen

 

Ne dere te oborrit

 

Me foshnjen n`gryke

 

I pashe duke ardhe

 

Plot me gaz

 

U mbush shtepia

 

Foshnja ishte

 

Pellumb i bardhe.

 

 

 

KATER NIPER

 

E NJE MBESE

 

 

 

Kam kater niper

 

E nje mbese

 

Mbesa e ka emrin Rinese.

 

 

 

Me te voglen

 

Gote sherbeti

 

E ka gjyshi mbese hasreti.

 

 

 

Me i madhi

 

Me i miri

 

Nder te gjithe eshte Samiri.

 

 

 

Rimi e Limi

 

Jane binjake

 

As ata s`i dua me pak.

 

 

 

Kur ne dhome

 

Se bashku rrime

 

Nje n`preher nje n`shpine.

 

 

 

Derisa te shkojne

 

Ne gjume

 

Grinden kush me do me shume.

 

 

 

E  une iu them

 

Me plot goje

 

Se te gjithe i dua njesoj.

 

 

 

ME THUAJ GJYSH

 

 

 

Me thuaj gjysh

 

Bora a ka naze

 

Atje ka rene ne kodra

 

Ketu vetem ne pullaze.

 

 

 

Me thuaj gjysh

 

Hena naze a ka

 

Here del rrumbullake

 

Here si draper e kam pa.

 

 

 

Me thuaj gjysh

 

Naze a kane lumenjte

 

Qe here rrjedhin qete

 

Here i mbushin perrenjte.

 

 

 

Me thuaj gjysh

 

Ti a je nazeli

 

Kur thua s`dua pite

 

Me ka enda fli.

 

 

 

Gjysh tash jam rritur

 

Dhe mire po e di

 

As bora

 

As hena,

 

As lumi,

 

As gjyshi

 

S`eshte mire

 

Te jene nazeli.

 

 

 

 

 

BENI KURRESHTAR

 

 

 

Nga i merr ngjyrat

 

Lulja ne livadh

 

Sa larg eshte hena

 

Dielli sa eshte imadh?

 

 

 

Sa i madh eshte dielli

 

Henen a e ze gjumi

 

A ka fund qielli

 

Ku e ka skajin lumi?

 

 

 

Ne Mars a ka jete

 

Ku rrine diten yjet

 

Ku e marrin blerimin

 

Fushat edhe pyjet?

 

 

 

Benit kurreshtar

 

I thote gjyshi plak

 

Keto i gjen ne libra

 

Kur te rritesh edhe pak.

 

 

 

DIMRI

 

 

 

Thone edhe dimri ka dore

 

Ngado hedh e hedh bore

 

Mbulon zbardhon mal e bare

 

Jorgan per grurin ne are.

 

 

 

Ai pikturon qe ?`ke me te

 

Xhamat ne dritare i ka atele

 

Me shall n`fyt e ?izme n`kembe

 

Femijte dalin ne diell ?me dhembe?.

 

 

 

Neper drunj me nuk ka gjethe

 

Edhe prane stufes plaku ka ethe

 

Per nje trohe buke trumcaku

 

I uritur me frike vjen te praku.

 

 

 

?`ben tash lepuri ne fushe

 

Pa ?izme e shall ne gushe

 

Kam frike edhe nese vjen

 

Lakrat ne kopesht nuk i gjen.

 

 

 

Po drenusha ne mal si del

 

Nuk ka doreza as kapele?

 

 

 

S`ESHTE KOHA

 

PER PERRALLA

 

 

 

Gjyshi thoshte kur ishte i ri

 

Turp te mbahet ne preher djali

 

Tash niperit i hipin ne shpine

 

Dhe i bertasin hajt di, di, kali.

 

 

 

Niper e mbesa kinse ne loje

 

Gjyshit ia heqin edhe plisin

 

Besa shpesh ne preher e pshurrin

 

Nuk merziten abdesin qe ia prishin.

 

 

 

Gjyshi per oden ka nostalgji

 

Ku rrinin burra e pleqnare

 

E jo si tash ne dhoma grash

 

Femijte ta bejne kale e gomar.

 

 

 

Ne kete kohe te internetit

 

Tha nje plak nga Rezalla

 

Gjyshe e gjyshe s`jane per muze

 

Edhe pse s`eshte kohe per peralla.

 

 

 

 

 

MBAJE MURIN

 

 

 

Nastradinit plak

 

Nje dite i tha nje fqi

 

Si po i mashtron njerezit

 

Me ty shume ?udi.

 

 

 

Hoxha u mendua

 

I tha fqiut dikur

 

Po shkoj per qitape

 

Mbaje ti kete mur.

 

 

 

Ne shtepi Nastradini

 

Ndejti nja nje ore

 

Fqiu ende murin

 

Po e mbante me dore.

 

 

 

Leshoje tash murin

 

O fqi i uruar

 

Ja keshtu si ty

 

Te gjithe i kam mashtruar.

 

 

 

 

 

NASTRADINI DHE GRATE E TIJ

 

 

 

Nastradini kishte pasur dy gra

 

Ato grindeshin benin bela

 

Here njeren here tjetren i thirri

 

Iu dhuroi te dyjave para floriri.

 

 

 

Nuk kaloi nje kohe e gjate

 

Prap filuan te ziheshin grate

 

Sapo beheshin te dyja tok

 

Njera-tjetren e kapnin per floke.

 

 

 

Nje dite prej ditesh hoxha i zuri

 

Te dyja ne banke te zeze i vuri

 

?`keni qe ziheni mori te shkreta

 

E shihni me pele perdore ju gjeta.

 

 

 

-Efendi- i thane na trego

 

Cilen me shume prej nesh e do?

 

 

 

-Ate qe i dhash floririn e dua une

 

Ato shkuan ne te vetat pune

 

Dhe kurre me nuk u zune.

 

 

 

 

 

SA KEMBE I KA GOMARI

 

 

 

Nastradini hipur ne gomar

 

Takohet me nje udhetar

 

Me hoxhen u mahit udhetari

 

E pyeti sa kembe ka gomari.

 

 

 

Nastradini zbriti ia numeroi

 

Pastaj me ze atij i tregoi

 

-Une e di-tha ai-po pse zbrite

 

Sa kembe ka gomari a nuk e dite?

 

-Jo, jo une e dita edhe pa zbrite

 

Po thash ta mbush ty koken e merdhite.

 

 

NASTRADINI KEPUCET ME VETE

 

Nastradinin e shohin do ?obane

T`ia marrin kepucet e bejne plan

-Jemi te vegjel ketu po rrime kot

Mollet qe po i shohim s`i arrijme dot.

 

Ai i zbathi kepucet por s`i la ne toke

I mori te dyjat i lidhi per shoke

Ata u habiten keshtu kur e pane

-Leri hoxhe kepucet-femijte i thane.

 

-Po ju shkundi molle e hani sa te doni

E sa per kepucet ju kot me keshilloni

Mallin afer vetes une gjithehere e dua

Ku ta di pastaj nga me qet rruga mua.

 

 

KU TE DOJE MUSHKA

 

Nastradini hipur ne mushke

Kokelarte qendronte si krushke

Mundohej per freri ta drejtonte

Po ajo kryeneqe nuk e degjonte.

 

Pas pak u takua me nje njeri

-Per ku je nisur o hoxhe efendi

-Besa s`po di as vet kah po shkoj

Le te me qoje mushka kah te doje.

 

 

NASTRADINU U RREZUA NGA KALI

 

Nastradini hipur ne kale te vet

Na ishte nisur per ne qytet

Kali u tremb e hodhi pertoke

I erdhi inat e pane disa shoke.

 

Rrokotel ne toke u hodh plaku

Larg i shkoi qallma i rridhte gjaku

Shokeve qe qeshnin hoxha iu thote

-Kali i trembur mua me rrezoi kot.

 

Une edhe ashtu desha t`i zbres

Nuk i rri hipur kalit teknefes

-Mire po thua o hoxhe jarani

A hipe njeriu ne shale shejtani.

 

NGJITJA BISHTIN NESE DO

 

Nje dite Nastradini vajti ne qytet

Ne treg ta shiste gomarin e vet

Iu afrua njeri bishtin po ia mate

-Desha ta blej po paska bisht te gjate.

 

Keshtu ai i tha e iku pazarit

Hoxha ia shkurtoi bishtin gomarit

Me vone i tha nje tjeter teveqel

-Desha ta blej po qenka bishtcubel.

 

-Jo, jo, i tha hoxha hi? mos u largo

Ne xhep ia kam bishtin ngjitja nese do.

 

 

KAH DUHET ECUR

 

Kishte pas vdekur

Nje njeri

Nastradini imam

Xhemati pas tij

E pyeti hoxhen

Njeri n`mes te xhades

-A duhet ecur para

Apo pas xhenazes?

 

Ia ktheu hoxha:

-Degjo ore hut

Kryesorja eshte

T`mos jesh n`tabut.

 

 

NASTRADINI NE SHKODER

 

Kur kendej Nastradini

Te gjithe i beri perralle

Tha te shkoj ne Shkoder

Malli me ka marre.

 

Atje me te paret

U takua me femije

E nisen biseden

Per kopeshtari.

 

Iu tha Nastradini

-Kah ne lum baca

Rriten lakrat

Nje nuk e ze kaca.

 

Kur hodhi shikimin

Nga liqeni pa bardhesi

?ka punohet atje

Ju lutem femije.

 

-Ato jane bujashka

Mjeshtrit po punojne

Per lakrat e juaja

Kaca po ndertojne.

 

U ndal efendia

Me vete u mendua

-Po kthehem-tha prapa

Ketu s`ka buke per mua.

 

 

NASTRADINI, VAJZA DHE MULLIRI

 

Nastradini kishte planifikuar

Nje mulli per ta ndertuar

Vuri themelet ne nje lendine

Por lume s`kishte ne ate rrethine.

 

Nje dite e bija buken kur ia qoi

Nisi me babahoxhen te bisedoje

-O baba njerezit kur te vijne

Kuajt e qete uje ku do te pijne?

 

Hoxha te bijes ia dha hakun

Hodhi ?eki?in drodhi mustakun

Rrofsh moj bija ime e mbare

Pse s`me pyete ne diten e pare.

 

PO ME DHIMBSEN DELET E JUAJA

 

Dervish Goxhuli nje dele pati

S`kishte ahur as ushqim i ngrati

E dergoi delen ne fshat te nje fqi

Ta kaloje dimrin me delet e tij.

 

Pasi kaluan disa dite e net

Dervishi per dele pyet fqiun e vet

Kurse ai me keqardhje ia ktheu:

-Na ra mbreme ujku e delen ta preu.

 

-Hajerli-qofte Goxhuli tha

Ashtu qenka shkruar or vella

Nuk po me dhimbset ajo e bekuar

Por te juajat qe qenkan frikesuar.

 

KANDILI MBURRAVEC

 

Kandili plot vaj bente drite

Nisi te lavderohej nje dite

-Teper i vlefshem une jam

Drite me te forte se dielli kam.

 

Fryu nje ere e lehte u fik fatziu

Duke e ndezur prap i tha njeriu

-Ndriqo o kandil e mos u mburr

Se vetem drite e yjeve s`shuhet kurre.

 

LUANI E GOMARI

 

Luani e gomari

Lidhen miqesi

Nje dite se bashku

Dolen ne gjueti.

 

Gomari hyri ne shpelle

Qe t`i trembte dhite

Kurse luan miku

Iu kishte zene prite.

 

Kur doli gomari

Luanit po i thote

-A e kreva mire

Une detyren sot.

 

-Besa ke palle shume

Ka gjemuar molika

Po mos te te njihja

Do te me binte pika.

 

 

LOPA DHI!

 

Deshi njehere nje fshatar

Ta shes lopen ne Pazar.

 

U moren vesh dy komshi

Atij lopen t`ia bejne dhi!

 

Diku ne rruge i del Fazliu

-Sa ben dhia lum komshiu?

 

-A je ne vete pashe ate buke

Nuk eshte dhi, eshte laruke.

 

Pak me poshte Aliu ia pret

-Sa ben dhia tregome drejt.!

 

-Edhe ti po lypshe mbyte

Shko te mjeku sheroi syte!

 

Ne treg njeri iu afrua

-Jaran, lopes sa po i thua?

 

Ti nuk qenke myshteri

Nuk kam lope, po shes dhi.

 

 

TE DIGJEM KU JAM RRITE

 

Na ishte njehere

Nje njeri i mire

Kish nje qosh me ferra

Skaj ares se gjate,

Kishte vendosur

T`i digjte me zjarr

Porse per gjallesat

I vinte mekat.

 

-Largohuni nga ferrat

Ju lus o gjallesa

Shkoi tri dite

Me ze te larte thirri:

 

-Une po ju lajmeroj

S`ju kam me qafe

Nese pastaj nga ju

Mbetet vetem hiri.

 

Pasi i dogji ferrat

Fshatari gjurmoi ne hi

E gjeti shqiponjen

Si thengjill te zi.

 

-O gjallese e shkrete

Perse nuk u largove

A nuk deshe vet

Apo s`me degjove?

 

-Te degjova mire

Na thirre tri dite

Por vendosa te digjem

Ketu ku jam rrite.

 

 

SHQIPTARI DHE MBRETI

 

Mbreti thirri nje shqiptar

-Kam degjuar te menqur jeni,

 

Ne dy pyetje t`me pergjigjeni

Nje shperblim nga une e keni,

 

Po s`i gjete behu gati

Koken do ta pret xhelati!

 

Pyetjen e pare i beri mbreti

-A e di sa pika uje ka deti?

 

Shqiptari u mendua pak

E iu drejtua mbretit plak:

 

-Ndalmi lumenjte mos te vijne

Sepse numrat m`i perzijne.

 

Pas kesaj mbreti i kish thene

-M`numero yjet ne qiell sa jane!

 

-Ti numeroj o mbret patjeter

Ve? sa qielli m`gjej nje leter.

 

Gishtin kokes mbreti i vuri

-Sa lehte ky mua me zuri.

 

Dhe tha:

 

-Merr shperblimin o shqiptar

Ju te gjithe ishit dijetare.

 

 

NJERI ME KeMISHe

PA HALLE NUK KA

 

Dikur,diku ne nje mbreteri

U semur mbreti tretej si qiri

Gjumi s`e zinte buka s`i hahej

Si dege e thyer mbreti po thahej.

 

Therrasin doktore e hoxhallare

Therrasin falltore e pleqnare

Nga shume ila?e kurrefare dobie

S`i beri hajer kurrefare hajmalie.

 

Nje i ditur tere naten nuk fjeti

Der`sa ila?in per mbretin s`e gjeti

Iu tha te kerkojne ne qytete e male

Te gjejne kemishe t`njeriut pa halle.

 

Shume asqere kerkuan e kerkuan

Njeri pa halle askund nuk takuan

Tjeter rruge ne fund nuk iu mbeti

Por pa ila? si te kthehen te mbreti.

 

Duke u kthyer malit afer nje stani

Degjuan kengen e nje ?obani

Asqeret e lodhur pa mase u gezuan

Ky eshte njeriu pa halle-menduan.

 

I rrefyen per hallin qe kishin

Ia permenden edhe bakshishin

-Po me vjen keq ?obani u tha

Njeri me kemishe e pa halle s`ka.

 

 

VASHA E L`KENIT

 

Halit Uka

Nje plak

Me mjekerr

Shpeshhere  tregonte

Nje legjende

Te vjeter

Per L`kenin

E fshatit tim

Legjenda thote

Kete rrefim:

 

Rreth L`kenit

N`lendinat me bare

Ruanin kafshet

Barinjte fshatare

Dilte nga L`keni

Nje vashe si hyri

Me bosht e furke

Dhe me kaun e zi.

 

Ne breg te L`kenit

Kau i zi berlykej

S`kishte ka ne fshat

Qe guxonte t`i avitej.

Nje dite nje bari

Me vete kish menduar

Te farketari i fshatit

Ne mesdite kishte shkuar

I thote-o mjeshter

Gjilpera te me punosh

Per briret e kaut

Te paguaj me grosh.

 

Kur erdhi koha

Shtazet t`i leshojne

Prap n`breg t`L`kenit

Barinjte i qojne

Doli edhe vasha

Ashtu si ?dohere

Me furke e bosht

Shend e vere.

 

Bariu n`bri gjilperat

I vuri kaut te tij

E afroi te bregu

Prane kaut te zi

U skuq L`keni-1

Kau i zi u rrezua

Vasha leshoi furken

Gati u tmerrua

E  mallkoi djalin

U zhyt ne thellesi

Me kurre s`u duk

Kjo vashe si hyri.

 

?

 

Thone atehere L`keni

Kishte uje shume

Lugines rridhte

Porsi lume

Mjegulla e tij

Dritherat kish demtuar

Ishin mbledhur burrat

Kishin biseduar

T`ia ndalin turrin

Ishin marre vesh

Me trina

Me therra

Me lesh?

 

Me t`mbyllur

Te L`kenit

Verejten ata burra

Uji filloi te rrjedhe

Ne tri fshatra

Ne tri gurra?

 

 

1.      Keshtu thote legjenda per L`kenin e Polacit qe ka qene

ndermjet Polacit e Prekazit te Poshtem. Autori i ketij libri

mban ne mend se ne kete L`ke jane mbytur njerez veres

duke u lare, por edhe dimrit duke rreshqitur, kane rene nen

akull. Deri vone kishte edhe floren dhe faunen karakteristike.

Ky L`ke tash ka shterrur dhe eshte shnderuar ne nje fushe

me bare.

 

 

 

GJEZA

 

I rrumbullaket

Shume i nxehte

Pa te bota

Nuk ka jete.

 

( Dielli)

 

Here si draper

Here si buke

Nuk nxene fare

Terrin zhduke.

 

(Hena)

 

Si xixellonja

Naten ndrijne

Kur linde dielli

Valle ku rrijne.

 

(Yjet)

 

Si jorgan

Token mbulon

eshte e ftohte

Bimet i mbron.

 

(Bora)

 

Here ngadale

Here me turr

Hyjne ne det

E s`dalin kurre.

 

(Lumenjte)

 

Reja rese

I bie shuplake

Thua natyra

Po merr flake.

 

(Vetetima)

 

Llambat n`Radisheve

N`Galice e Kopiliq

I kane fitilat

Gjer ne Obiliq.

 

(Korrenti)

 

eshte me lara

Rrumbullak

Ne te femijte

Kane merak.

 

(Topi)

 

Gjate veres

Fle ne tavan

Kurse dimrit

Drute i han.

 

(Stufa)

 

Nje si sa?

E nje kuti

T`sjellin boten

Ne shtepi.

 

(Ant.satelitore)

 

Ngushte e mbyllur

Ne epruvete

Tregon per motin

Sa eshte i nxehte.

 

(Termometri)

 

Po te kesh

Supervesh

Merresh vesh

Me Bangladesh.

 

(Telefoni)

 

 

S`eshte pellumb

Me krah e sqep

Pa nderprere

Letra merr e jep.

 

(Interneti)

 

Ka tre sy me ngjyra

Nuk qane kurre

Ne udhekryq

Qendron si burre.

 

(Semafori)

 

Qofte vere

A tjeter stine

Kurre s`pushon

Vetem ngrine.

 

(Frigoriferi)

 

Andej-kendej

I sjell saora

I ben rrobat

Sikur bora.

 

(Lavatriqeja)

 

Here vjen poshte

Here lart ngjitet

Njerezit i barte

Fare s`merzitet.

 

(Ashensori)

 

E mban ne dore

Ajo gjemon

Pa u lodhur

Lisat i rrezon.

 

(Motosharra)

 

 

Nuk ha sane

Naften pin

Per ngarkese

Lodhje s`din.

 

(Traktori)

 

Nje barkmadhe

Me goje te gjere

Dimrit fle

Punon ne vere.

 

(Autokombajna)

 

E ema iken

Me gjeme e vaj

Nuk i ndahen

Bijte e saj

 

(Treni)

 

Ka shpine te gjere

Shkon detit te pafund

Ne te mund te hip

I gjithe nje katund.

 

(Trageti)

 

Bishtin e zjarrte

Nje shigjete

Gjer ne hene

U ngjit perpjete.

 

(Anija kozmike)

 

Vjetersira

Por me vlere

Aty gjenden

Kurdohere.

 

(Muzeu)

 

eshte nje tempull

Qe qeshon drite

Ua shton femijeve

Diturite.

 

(Shkolla)

 

eshte nje arke

Pa dry pa dere

Ajo ruan

Gjera me vlere.

 

(Libri)

 

eshte nje are

Ne te hedh fare

Lehte per ty

E korre me sy.

 

(Fletorja)

 

Njeri eshte

Vendit s`luan

Territ, t`ftohtit

Nuk i druan.

 

(Busti)

 

Ne te ulesh

Si ne shale

S`eshte gomar

S`eshte as kale.

 

(Karriga)

 

E mban ne dore

A  ne tavoline

Kohen tregon

Nga gjumi te zgjon.

 

(Ora)

 

Nje suste nena

Kur e prek

Pogaqet ne te

Saora i pjek.

 

(Shporeti elektrik)

 

Nje zog i hekurt

Fluturon me flete

Ngjitet lart ne qiell

Atje permbi rete.

 

(Aeroplani)

 

Mbi lumenj

Permbi perroje

Nper te kalojne

Njerezit pa droje.

 

(Ura)

 

Shkojne dimrit

Veres vijne

Ia shtojne stines

Bukurine.

 

(Zogjet shtegtare)

 

E mban per brire

Shkon pas tij

Kryen shume pune

Ne bujqesi.

 

(Motokultivatori)

 

Kur e mundon barku

Zorret i perzihen

Nga goja vjell zjarr

Re tymi lart ngrihen.

 

(Vullkani)

 

Pas shiut ne qiell

Kur ka diell

Duket nje shirit

I teri kolorit.

 

(Ylberi)

 

Ka te medha

E te vogla

Per femije

Ka me lara

Kuqezi

Te gjithe e duan

Kur bie shi.

 

(Ombrella)

 

E kyq ne rryme

Diten a naten

Sa e ka gojen

E merr kafshaten.

 

(Fshesa elekrike)