Fletë jete

 

Nga Agim Gashi - Drenica

SI U BËRA BAJRAKTAR ?!

Ishin fillimvitet e '80 kur në lagjen tonë u martua një kusheri.Aso kohe dasmat bëheshin të shtunën dhe të dielën .Behej dasmë e madhe,pasiqë fqiu kishte kushte të mira ekonomike.Kishte marrur edhe këngëtarë edhe tupangji.Të shtunën deri vonë kënga dhe tupanat nuk pushuan.Të nesërmen si ishte zakoni,ne u mblodhëm prapë dhe krye familjari në prani të gjithëve tha :Ata që dëshirojnë të jenë krushqë menjëherë pasi te hahat dreka të dalin në rrugë dhe te shpërndahen nëpër makina.
Ashtu edhe u bë.Pasi drekuam dolëm në rrugë dhe vozitësit i ndanë njerëzit nëpër makinat e tyre ,por edhe pse koha po kalonte,ne nuk po niseshim.Diçka nuk ishte në rregull! Dasmori që ishte pranë meje e pyeti një te familjës se dhëndërrit: 
- çka po ndoshë,pse nuk po nisemi?
- Na ka dalë problem më flamurin , tha ai.
- Pse a nuk keni flamur a?
- Jo po , kemi flamur ,po nuk po e merr askush.
- Si ashtu, u bë kurreshtar,dasmori.
- I zoti dasmës tha që jam marr vesh më mikun që ai që e merrë flamurin duhet t'ia
jap 100 marka Gjermane , pêrsonit që do të mbajë flamurin sa të qendrojmë te 
miqët.
Mua s'di se si me erdhi dhe thash:
-Unë e marrë flamurin!
Dhe shkova në oborr ku i zoti dasmës po bënte debate me të afërmit e vet dhe i thash:
-A ka mundësi ta marrë unë flamurin dhe të nisëmi.
ai me pa i habitur:
-A i ke 100 maka me i lanë të miku?!
-Po , i thash.
Merre ,tha dhe u nisëm.
Rruga nuk ishte e gjatë,por aso kohe nuk ishte edhe e lehtë tê mbash flamurin shqiptarë pasiqë në shumë raste policia ua kishte hjek dasmorëv.
Ruga deri të miqët na shkoi për mrekulli,asnjë pengesë.
U ndalem para shtëpive të tyre dhe zbritëm duke u bërë rreshtë për një.Para meje ishin dy pleqë dhe unë më flamur po u prija drejtë e në një odë të hapur dhe të improvizuar në lamën e mikut.Në hyrje, djaloshit që ishte caktuar të mbante flamurin
ia dhash atë.Për koinqidencë ishte një shok i klasës.
Pas një rendi më qaja,ashtu ishte zakoni dhe një këngë dhe vallës me tupana,baba i nusës dha shenjë që nusja është gati dhe ua bëri për hajr fillimisht pleqve dhe babës së djalit.U ngritëm.Unë shkova drejtë e te shoku i klasës i cili gjatë gjithë kohës sa ne ishim ulur po qëndronte gatitur me flamurin në dorë që e valviste një fllad i lehtë në atë ditë plotë vapë qershori.
Në shtizëne flamurit ishte varë një këmishë më jaka të mëdha dhe me nr.46 (unë edhe atëherë si i ri po as tash kurr nuk kam veshë këmishë ma të madhe se sa nr.40).
Unë desha ta marrë flamurin , po shoku duke e parë që asgjë nuk po nxirrja nga xhepat ,tha jo do të shoqëroi deri te kerret.Ashtu se bashku iu afruam makinave dhe ma në fund si për mahi i thash.
-Ama more flamurin e kthehu,a edhe ti po don më ardhë më kusherirën tende a?
Ai u skuq pak në fytyrë dhe ma dha flamurin.U nisëm dhe edhe rrugën e kthimit e bëm pa telashe.Kur kerret iu ofruan shtëpisë së dhëndërrit(kusheririt)kerri i nuses u futë në oborr tek gratë kurse kerret tjera u parkuan në lamë.Krushqit si e donte rendi,u futën në odën e burrave dhe atje qajagjinjët i pritën më qaj e kafe.
Ne qe ishim të rinjë ishim para odës .
Dikush që më kishte përcjellur sa ishim tek miqët i kishte thënë në odë që Agimi nuk ia ka dhënë parat djalit që ka mbajtur flamurin te miqët.I zoti i dasmës ishte merdhezë:
-Na e paska marrë fëtyrën ,kishte thanë ai.Shpejtë të gjeni ku është e ku nuk është e te sillni në odë.
Shkova dhe hyra në odë të burrave,ku edhe pse ishte dasmë kishte ra një heshtje si të ishte dekë.
Hyra pak si i ndrojtur,jo pse e ndjeja vehten fajtor,po gjithmonë kam qen si i till.
-Eja, eja ,tha baba i dhëndërrit .
-Ulu këtu para burrave dhe trego drejtë a i le 100 markat që u morëm vesh.
Unë u u la dhe i thash:
Burra kam shumë respekt për kusheririn dhe për Juve,andaj nuk mund t'u genjeje:
-Nuk i kam lanë.
I zoti dasmës u mërdhezë edhe ma shumë:
- Do më thanë e vërtetë qenka?
-Po,e vërtetë është,i thash.
-Po a u morem vesh që ai që i ka 100 me i lanë e merrë flamurin.
-Po i thash,por...
-Cka por,tha i qartur krejtë.
-Por unë e di një gjë , i thash.
- Ti me ke banë horë para miku,çka din ti?!
-Flamurin nuk e merr ai që ka pare,po ai që ka zemër, i thash i vendosur.
Oda që deri ato qaste ishte shendrruar në një teatër me figura statike gumzhiu.
I zoti dasmës deshi të flas diçka ,po krye plaku tha:
Këtë djalë nuk guxon kush ma me ma ngucë se e ka folë një fjalë që topi s'e luan.

Pastaj u drejtua nga unë dhe më tha 
- Eja ulu pran meje se këtu e ke vendin.

 

 

FLETË JETE

 

Agim Gashi - Drenica

 

NATA ME E GJATË

Gjatë dy viteve sa kam qëndruar në Gjermani,asnjë natë nuk me është dukur më e gjatë se sa nata e mbramë e këtij gushti.Deri vonë atë natë as vajzën time te vetme Valmirën,nuk e zuri gjumi,duke me bombarduar me llojë-llojë pyetjesh,sepse te nësermën për te do të fillonte një jetë e re,ishte dita e parë e shkollës.Kurse unë vetëm më trup isha aty,mendja me kishte tretur atje ku e kam edhe zëmrën - në Kosovë.Andaj,shmicës se pyetjeve që m'i bënte Vali as që ua vëja veshin.Dikur , në mënyrë që ta hjeku qafesh i thash:-Shko në gjumë ,Vali,se nesër duhet te ngritesh herët për në shkollë.Ajo edhe pse e kishte lodhur gjumi,,nuk shkoi në krevat pa e sigurur se edhe nëse nuk i del vetë gjumi do ta zgjoja unë.
Nuk kish kaluar as një orë nga lajmet e Radio Tiranës,në emisionin për mergimtarët ,moderatoria nga studioja pos për represionet e Serbisë ndaj shqiptarëve ,dha edhe këtë lajm:"Mësimi për nxënësit shqiptarë,në Kosovë nuk do te fillojë me një shtator,sepse sikurse edhe viteve tjera edhe sivjet shkollat shqipe i ka mbyellur pushtuesi serb,por ai do të filloi më vonesë dhe mësimi do të organnizohet nëpër shtëpi private".Para sysh me dolën nxënësit kosovarë , me fytyra të zverdhura , me rroba te leckosura ,me barkun thatë dhe zemrën plotë frikë.Më ra ndërmend Luli i Vocërr i Migjenit ,dhe thash vet me vete : A thua sa Lula te vegjël ka sot Kosova?!.M'u kujtua babai dhe rrefimet e ti rrënqethëse për shkollat e para shqipe në Kosovë, te organizuara në mënyrë ilegale nëpër shtëpi private.Dhe u binda që historia po u përseritka.E posaqërisht për ne shqiptarët përseritja e saj është e rendë ,sepse edhe rruga nëpër të cilën kemi kaluar si popull ka qën e rendë,rrugë e larë më gjak.Më ranë ndërmend ,shpërnguljet e vitit '56.Dhe prapë më doli shtatori kosovar para sysh , si do të dukët dita e parë e shkollës këtë vit atje?!!Sa e sa nxënësi do të shkoi në shtëpitë-shkolla,më dëshirë që te takojë shokun apo shoqën e klasës e nuk do ta sheh,sa ditari do të pres që të rrokë mesuasi,por më kot.Sepse kjo verë e varfër ekonomike në Kosovë,por e pasur me represionin e shtuar serb,bëri që shumë nxënës dhe mësuas te marrin rrugën e rend të mergimit,për perendim.S'di,por sa përmenda përendimin më doli para sysh kartolina e Fidanit (birit tim),derguar shokut të tij te klasës në Kosovë e shkruar më fjalë shqip,por me germa gjermane.C'mekat,ç'tmerr...atje edhe këtu,pa shkollë në gjuhën që flasim,në gjuhën e nënës.Nuk e di se sa kishte vajtur ora ,por dikur vonë ashtu te tretur në mendime gjithfarëshe ,me kishte trathtuar gjumi.Nuk e di a gruaja,apo krisma e këmbanës se kishës që kishim përballë banëses ma nxorën gjumin.Valmira nga dëshira që shkonte për herë te parë në shkollë,ka kohë qe ishte zgjuar dhe ishte bërë gati për shkollë, dhe më çantën në shpinë po priste që te shoqëroja gjërë atje.U ngrita i rraskapitur ,pastrova sytë ,dhe në pasqyrë pashë sytë e mi të enjur.Andaj,e luta gruan që të shoqëronte vajzën për në shkollë.Nga balkoni i banesës ku banonim,pash Valin dhe nëntë femijët e tjerë shqiptarë (aq banojnë në këtë ndërtesë për të hauj) t'i bashkangjitën lumit të nxënësve gjermani,te cilet kush me mamin e kush me babin ishin nisur drejt shkollës.Në fytyrat e tyre edhe pse ishte vjeshtë,kishte pranverë.Dhe s'di se si më erdhi në kokë ato qaste kjo pyetje: Pse edhe në Kosovë sot nuk është Një shtator ?!!!


 

 

Commentaires: 0